×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon policia: Meriton Mjekiqi gjuajti me armë nga vetura e tij në drejtim të një personi tjetër

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 23:44

    Moderatori Meriton Mjekiqi është arrestuar nga Policia e Kosovës, sonte në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.


    Mjekiqi është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër.

    Reporteri.net, menjëherë pas incidentit ka raportuar se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Ambasadës Amerikanë në lagjen “Arbëria” të kryeqytetit, kurse Mjekiqi është arrestuar në Fushë Kosovë.

    Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi e ka konfirmuar për Reporteri.net, gjuajtjen me armë dhe arrestimin.

    Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në në ora 22:20 minuta të mbrëmjes së sotme. Deri te incidenti ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

    “Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”, tha Krasniqi për Reporteri.net.

    Meriton Mjekiqi, është moderator i emisionit “Gjoni Black”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!