×
  • Lajme
  • Lajme

    E parkoi veturën në Prishtinë, 29 vjeçari bëhet cak i hajnave: I vidhen paratë, katër kartela bankare e telefoni

    Reporteri
    21 Nëntor 2023 | 9:13
    Foto ilustruese

    Një burrë në Prishtinë, ka raportuar në Polici për një rast vjedhjeje në veturën e tij.

    Gazeta online Reporteri.net merr vesh se 29 vjeçari, derisa ka parkuar veturën e tij të tipit Polo në rrugën “Idriz Gjilani” dhe kur është kthyer ka parë se i janë vjedhur gjëra personale.

    Atij i është vjedhur çanta, ku kishte pasur para të gatshme 100 euro, kartelat bankare, letërnjoftimi e patentë shoferi.

    Po ashtu i është vjedhur një xhaketë në vlerë 100 euro, në çantë krahu në vlerë 50 euro dhe një Iphone 6 në vlerë 50 euro.

    Rasti është duke u hetuar nga Policia. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!