×
  • Lajme
  • Lajme

    E zbulon Abdullahu: Ky është mospajtimi i parë mes SHBA-së e Vetëvendosjes

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 10:01

    Ambasadori Amerikan Philip Kosnett bëri thirrje që Qeveria e re e Kosovës duhet të jetë e gatshme që të rifillojë sa më shpejt bisedimet me Serbinë, por mendim tjetër pati fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti i VV’së, i cili tha se nuk duhet të nxitohet sa i përket kësaj çështje.


    Sipas analistit politik, Faton Abdullahu, ky po del të jetë mospajtimi i parë mes SHBA’së e VV-së.

    Në një kolumnë të shkruar për Gazetën Metro, Abdullahu thekson se thirrjet e SHBA-së i pati shpërfillur Qeveria Haradinaj me taksën 100 përqind, ndërsa risi nuk ka as në qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Nuk duhet të vonohemi por s’kemi as pse nxitohemi e bëjmë gabime që na kushtojnë pastaj”, kështu u deklarua lidhur me çështjen e dialogut, fituesi i zgjedhjeve Albin kurti.

    Mirëpo sipas Abdullahut, pikërisht këtu fillon mospajtimi i parë mes SHBA’së e Vetëvendosjes, e cila siç duket e ka marrë me komoditet këtë punë.

    “Mospajtimi është se SHBA-t duan që dialogu me Serbinë ‘të rifillojë menjëherë’ kurse VV konstaton se ‘nuk do të vonohemi por s’kemi pse nxitohemi. Edhe VV është konsistente në qasjen e saj se, në dialog me Serbinë nuk duhet të ngutemi. Kjo nuk është qasje e re e VV-së. Në ditën kur u shpërbë legjislatura e fundit, në një prononcim për media z. Kurti ishte i qartë se prioritet do ta ketë luftimin e korrupsionit krimit dhe nepotizmit, kurse për dialogun la të nënkuptohet se i ngutet Serbisë e jo neve”, thekson ai.

    Kujtojmë se sot në Kosovë pritet të vijë Emisari e presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, së bashku me Përfaqësuesi Special për Ballkanin dhe për dialogun të cilin e kishte emëruar sekretari amerikan Mike Pompeo, Matthew Palmer.

    Këta të dy së bashku do të vijnë në Kosovë me një mesazh shumë të qartë për Qeverinë e Kosovës pas bllokimit të dialogut nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ata do të kërkojnë fillimin e dialogut dhe përfundimin e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!