Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, është solidarizuar me popullin palestinez, pas tensioneve të fundit dhe konfliktit në mes të Izraelit dhe Palestinës.
Në fotografinë e parë të publikuar nga Ujkani shkruan “Free Palestine”, derisa në fotografinë e dytë është një publikim i faqes “islamfly” në të cilën thuhet se Izraeli vazhdon bombardimet në drejtim të Gazas pas vrasjes së 9 fëmijëve.
Tensionet në mes të forcave të rendit të Izraelit dhe palestinezëve kanë nisur në xhaminë Al-Aqsa, ku kanë mbetur qindra të lënduar pas përplasjeve të dhunshme mes palëve.
Lidhur me dhunën dhe konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës ka pasur reagime të shumta edhe nga institucione ndërkombëtare dhe nga shtete të ndryshme që kanë kërkuar qetësimin e situatës.
Tensionet në mes të forcave të rendit të Izraelit dhe palestinezëve kanë nisur në xhaminë Al-Aqsa, ku kanë mbetur qindra të lënduar pas përplasjeve të dhunshme mes palëve.
Lidhur me dhunën dhe konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës ka pasur reagime të shumta edhe nga institucione ndërkombëtare dhe nga shtete të ndryshme që kanë kërkuar qetësimin e situatës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.