×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama i bën bashkë dy rivalët e politikës, Hashim Thaçin dhe Albin Kurtin

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 10:23

    Samiti për Paqe të Evropës Juglindore i organizuar në Tiranë, ka bërë bashkë sot presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.


    Si asnjëherë më parë dy rivalët politikë në Kosovë, Kurti dhe Thaçi do të marrin pjesë në të njëjtin ngjarje të organizuar. Përderisa Thaçi është i ftuar si president i Kosovës, Kurti është duke marrë pjesë si ambasador i paqes dhe pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.

    E gjithë kjo ngjarje është organizuar në Tiranë, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili njihet edhe për lidhje të afërta me Hashim Thaçin. Raporte të mira Rama ka edhe më Kurtin, ku gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar një takim disa orësh të gjatë.

    Aktualisht Kurti është duke marrur pjesë në këtë samit dhe është pjesë e panelit së bashku me Talat Xhaferin dhe Christopher Hill.

    Në anën tjetër Hashim Thaçi, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të jetë pjesë e këtij Samiti.

    “Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore 2019 në Tiranë, i cili organizohet nga Federata Universale e Paqes”.

    “Në këtë samit, presidenti Thaçi do të flasë për perspektivën e paqes në Ballkan. Samiti zhvillon punimet prej 25 deri më 27 tetor dhe tema kryesore të tij janë paqja, siguria dhe zhvillimi human i Evropës Juglindore”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidentit.

    Kujtojmë se Albin Kurit është pyetur disa ditë më parë lidhur me raportet e tij me Hashim Thaçin i cili cilësoi raporte të mira për shkak se sipas tij nuk ekzistojnë, raporton Sinjali.

    “Raporte e mija me Thaçin janë shumë të mira, sepse ato nuk egzistojnë fare”, kishte deklaruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!