×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Kryetari i OHT-së takohet me Arben Vitinë, ja çfarë diskutuan lidhur me lejimin e dasmave

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 20:12

    Pas takimit të kryetarit të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë dalë disa rekomandime.

    Sipas OHT-së, sektori i dasmave do të jetë pezull, gjersa do të funksionojnë vetëm sallat me ambient të jashtëm.

    Postimi i plotë:

    Sigurisht që në këtë takim OHT ka qenë me kërkesa të qarta, me ç’rast është kërkuar hapje në tërësi pë të gjitha subjektet hoteliere/turistike, duke përfshirë hotelierinë, gastronominë, pishinat, sallat e dasmave, dekoret etj,.

    Mirëpo, nga ky takim u premtua se Hoteleria dhe Gastronomia do të hapet me datë 18 Prill, me orar deri 22:30 apo 23:00!

    Për momentin, sektori i dasmave ka mbetur pezull, dhe do të mund të funksionojnë vetëm sallat me ambient të jashtëm, ndërsa për sallat e mbyllura akoma nuk ka një kohë të cekur se kur mund të fillojnë, me gjasë mbetet deri të ndodh vaksionimi i 60% të popullsisë.

    Oda e Hotelierisë dhe turizmit mbetet me shpresë në vaksinim sa më të shpejtë që të paktën gjatë sezonës së verës të funksionojnë të gjithë.

    Ndërkohë, së shpejti do të bëhet publike edhe Manuali i dhënë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!