×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Sasi e madhe e parave false deponohen në banka, raportohen disa raste në polici

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 9:15

    Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë paraqitur gjashtë raste ku janë raportuar para false, që janë deponuar në banka.


    Raportimet për para false vijnë nga qytetet e Prizrenit, Prishtinës, Gjilan, Lipjan dhe Pejë.

    Paratë e falsifikuara janë kartëmonedha prej 500 euro, 100, dhe 50 euro.

    Raportet e plota:

    Rr. Blerim Shala, Prizren 26.01.2021 – 10:40. Ankuesja femër kosovare punonjëse e një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 500 (pesë qind) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

    Rr. Blerim Shala, Prizren 26.01.2021 – 10:40. Ankuesja femër kosovare punonjëse e një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

    Rr. Nënë Tereza, Gjilan 15.01.2021 – 11:56. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

    Rr. Ilir Konushevci, Prishtinë 26.01.2021 – 08:51. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet te jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

    Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 26.01.2021 – 11:25. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 100 (një qind) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

    Pejë 23.01.2021 – 14:20. Lidhur me rastin, njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!