×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj për Masakrën e Dubravës: Nuk ka amnisti të gjenocidit serb në Kosovë

    Reporteri
    22 Maj 2021 | 15:12

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se ka qenë sot në Burgun e Dubravës, për të kujtuar të rënët dhe për të nderuar të mbijetuarit e Masakrës që shokoi Kosovën 22 vjet më parë, në maj të vitit 1999.


    Hoxhaj nëpërmjet një postimi në Facebook tha se kur një burgu të madh politik si Jugosllavia po i vinte fundi, si rezultat i luftës tonë çlirimtare të UÇK-së, në burg të Dubravës me urdhër të Millosheviqit dhe regjimit të tij gjenocidal u realizua masakër mbi shqiptarë me duar të lidhura e të pambrojtur.

    “Mbi 150 shqiptarë të vrarë brenda burgut dhe mbi 300 të tjerë të plagosur, janë dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë. Përkundër fakteve që ulërisnin dhe lidhnin direkt kriminelin Millosheviq me urdhërdhënie, kryeprokurorja Del Ponte qëllmishëm nuk përfshiu këtë masakër në aktakuzën e saj kundër tij, duke ua mohuar drejtësinë qindra shqiptarëve”, shkroi Hoxhaj.

    “Çdo ditë që kalon pa drejtësi për viktimat e Masakrës së Dubravës, është vrasje e përsëritur për familjet e viktimave dhe atyre që i kanë mbijetuar këtij tmerri. Paradoksi fatkeqësisht vazhdon edhe sot, ku në vend të kriminelëve që kryen këtë masakër, drejtësia ndjek çlirimtarët e UÇK-së. Megjithatë, edhe pse rruga për drejtësi është e mundimshme, shpeshherë edhe e gjatë, motivi e vullneti ynë është më i madh. Nuk ka amnisti të gjenocidit serb në Kosovë! Liri për çlirimtarët”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!