“Mendoj se ka ardhur koha që Ukraina të njohë pavarësinë e Kosovës dhe një gjë e tillë duhet të ndodhë”.
Kështu u shpreh deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko.
Goncharenko u shpreh falenderues ndaj Kosovës, në lidhje me ndihmën e dhënë mbas agresionit rus në Ukrainë.
“Mendoj se koha erdhi dhe kjo duhet të ndodhë. Ukraina duhet ta njohë Kosovën si vend të pavarur dhe duhet të bashkohet me vendet që e njohin Kosovën si të tillë. Kjo është diçka që mendoj se duhet të ndodhë në respekt të popullit të Kosovës dhe zgjedhjes së tyre.
Ne jemi gjithashtu falanderues që Kosova e ka ndihmuar Ukrainën deri më sot mbas agresionit të nisur nga Rusia, ndaj do isha i lumtur që të shihja që Ukraina ta njihte Kosovën dhe vendosa që të bëja këtë iniciativë”, theksoi ai në një intervistë për “Euronews Albania”.
Më herët gjatë ditës së sotme, Goncharenko ka dorëzuar një draft-rezolutë në Parlament, ku bëhet thirrje që vendi të njohë pavarësinë e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.