Fotografia e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, nuk është larguar nga hapësirat e Presidencës, por është zhvendosur nga pjesa e fundit e sallës në qendër të saj.

Sipas fotografive ajo është vendosur tek tavolina ku ka punuar vetë Rugova.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar sot lidhur me ndryshimin e vendosjes së fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë, duke e konsideruar të papranueshëm largimin e tyre nga vendet ku ishin vendosur më parë.

Reklamë

 

Në reagimin e saj, LDK-ja ka thënë se fotografia e Ibrahim Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë kanë domethënie historike e shtetërore dhe nuk duhet të trajtohen si elemente dekorative që mund të zëvendësohen me vepra arti.

Reklamë

Sipas LDK-së, fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë janë simbole të rëndësishme të historisë dhe identitetit shtetëror të Kosovës.
Partia ka kërkuar rishikimin e vendimit dhe rikthimin e tyre në pozicionet ku ishin vendosur më parë.