×
  • Lajme
  • Lajme / Policia

    Gara shpejtësie në Ferizaj: Dy shoferët dënohen me nga 500 euro, 5 pikë negative dhe iu merret patentë shoferi për 1 vjet

    Reporteri
    11 Korrik 2025 | 13:44
    Foto ilustruese

    Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj gjatë një patrullimi rutinor ka hasur në dy shoferë që po bënin gara shpejtësie.

    Ngjarja ka ndodhur mbërmë rreth orës  00:03 të natës në rrugën “Driton Islami.

    Policia ka konstatuar se shoferët, L.I. (26 vjeç) dhe B.D. (25 vjeç), ishin duke zhvilluar gara shpejtësie, duke e tejkaluar kufirin e lejuar të shpejtësisë me një shpejtësi prej 91 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h.

    Kontrolli është kryer me anë të një makine inteligjente të policisë, që mundëson matjen e shpejtësisë së automjeteve. Të dy shoferët janë ndalur për shkeljen e rëndë të ligjit, e cila mund të kishte pasur pasoja të rënda për sigurinë e qytetarëve.

    Secili prej tyre është dënuar me një gjobë prej 500€, si dhe ka marrë 5 pikë negative. Përveç kësaj, të dy shoferët do të përballen me ndalimin e drejtimit të mjetit për 12 muaj.

    Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për të garantuar sigurinë në rrugë dhe për të siguruar që rregullat e komunikacionit respektohen në çdo moment. Kjo masë është një sinjal i qartë për të gjithë ata që shkelin ligjin dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve të tjerë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!