×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Gashi: Largimi i Vjosa Osmanit ndoshta s’do ta dëmtonte LDK-në

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 7:58

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në një intervistë për Eurnews Albania, ka thënë se LDK po punon për emrin e kryeministrit.


    I pyetur për Vjosa Osmanin dhe qëndrimet e saj të fundit, Gashi ka thënë se në LDK respektohen mendimet ndryshe.

    “Zonja Osmani është zonjë e nderume dhe deputete e Kuvendit, ka shprehë vullnetin e saj me votë dhe vazhdojmë.”, ka thënë Gashi.

    Gashi është pyetur edhe për mundësinë e largimit të Vjsoa Osmanit nga LDK.

    “Mund të bëj shkëputje politike nga partia e juaj. Por do ta dëmtonte rëndë LDK-në në ballafaqimet e radhës”, i thotë gazetari.

    “Mund edhe të mos tërhiqet, respektojmë mendimet e saj. Ndoshta do ta dëmtonte, ndoshta nuk do ta dëmtonte”, është përgjigjur Gashi.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!