×
  • Lajme
  • Lajme

    Gastronomët distancohen nga protesta e sotme kundër masave anti-COVID

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 9:14

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës janë distancuar nga protesta e cila është thirrur të mbahet sot në ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, si pasojë e pakënaqëisë rreth masave të reja anti-COVID.


    Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se gastronomët janë të distancuar nga të gjitha organizimet dhe aktivitetet e bizneseve të cilat nuk respektojnë masat për luftimin dhe menaxhimin e pandemisë.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi sot në ora 18:00.

    Masat, sipas këtij vendimi të qeverisë do të vlerësohen pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike në vend, dhe si i tillë vlen deri në një vendim tjetër.

    Masat e marra parashohin tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

    Njoftimi i plotë i SHGK:

    Të dashur qytetarë, gastronomë, institucione të vendit.

    Jemi të distancuar nga protesta e cila është thirrur të mbahet sot në ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë.

    Gjithnjë jemi dhe mbesim të distancuar nga të gjitha organizimet dhe aktivitetet e bizneseve të gastronomisë të cilat nuk respektojnë masat për luftimin dhe menaxhimin e pandemisë.

    Mbajeni maskën, mbajeni distancën.

    #gastroshembull
    #nolockdoën

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!