×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazeta zvicerane publikon lidhjet e vëllait të Loredanës me Ramush Haradinajn

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 14:22

    Reperja Loredana bashkë me dy vëllezërit e saj po akuzohet për mashtrim dhe vjedhje të parave nga një çift zviceran.


    Bëhet fjalë për Petran (52 vjeçe) dhe Hans Z. (53 vjeç), të cilët janë futur në borxh të thellë dhe kanë humbur pasurinë e tyre. Ata ishin mashtruar nga Loredana dhe vëllau i saj duke u paraqitur me identitete të tjera, për të shtënë në dorë paratë e tyre ata madje edhe e kishin kërcënuar çiftin, transmeton Reporteri.net.

    Gazeta zvicerane 20.minuten.ch tashmë ka publikuar edhe fakte për të gjitha transaksionet bankare që janë bërë nën kërcënimin dhe kanosjen e çiftit zvicerian. Aty po ashtu janë publikuar edhe bisedat që çifti kishte bërë me të akuzuarit.

    Mirëpo, kjo gazetë ka shkruar edhe për lidhjet e vëllait të Loredanës, Bekimit me politikanë të Kosovës. Gazeta shkruan se bazuar në profilin e tij në rrjetet sociale, Bekimi ka marrëdhënie të mira me funksionarë të lartë të Kosovës. Aty konkretisht përmendet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Në fotot e publikuara i akuzuari dhe kryeministri i Kosovës shihen mjaftë të afërt. Gazeta shton se Haradinaj ka marrëdhënie të ngushta me Zvicrën. Kjo gazetë rikujton se pas shërbimit të tij ushtarak, ai jetoi në Luzern për gati dhjetë vjet. Në vitet ’90 ai kishte azil politik në Zvicër.

    Ndryshe Bekim Zefi ka thënë se të gjitha këto lajme për të dhe motrën e tij janë shpifje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!