×
  • Lajme
  • Lajme / Të dhënat e BQK-së

    Gjatë muajit qershor qytetarët morën mbi 51 milionë euro kredi të reja

    Reporteri
    29 Korrik 2024 | 13:01

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se asetet e fondeve pensionale në fund të muajit qershor 2024 kanë arritur vlerën e 2.94 miliardë euro.

    Sipas BQK-së, struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 78.02 % të gjithsej aseteve.

    Njoftimi:

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve ka publikuar statistikat për institucionet tjera financiare për muajin qershor 2024.

    Ndërmjetësit tjerë financiar

    Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit qershor 2024 kanë shënuar vlerën e 583.66 milionë euro, duke qëndruar pothuajse në nivel të njëjtë me atë të muajit paraprak.

    Struktura e aseteve të këtyre institucioneve dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 67.93% të gjithsej aseteve. Kreditë bruto të ndërmjetësve tjerë financiar në qershor 2024 arritën vlerën e 396.48 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 6.13 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 59.76% në totalin e kredive të ndërmjetësve tjerë financiar.

    Vlera e kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiar në muajin qershor 2024 ishte 51.60 milionë euro.

    Kompanitë e sigurimeve

    Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit qershor 2024 arritën vlerën e 326.21 milionë eurove, e cila përfaqëson rritje për 7.59 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 44.97%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 28.39% dhe risigurimet me pjesëmarrje 15.48%.

    Fondet pensionale

    Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit qershor 2024 kanë arritur vlerën e 2.94 miliardë euro. Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 78.02 % të gjithsej aseteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!