×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet pa shenja jete një 34-vjeçar në lagjen ‘Mati 1’ në Prishtinë

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 10:54
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një person është gjetur pas shenja jete sot në orët e para të mëngjesit në lagjen Mati 1 në Prishtinë.


    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se viktima është mashkull i moshës 34-vjeç.

    “Rreth orës 04:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në lagjen Mati 1, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 34 vjeç”, ka deklaruar Ahmeti.

    Ahmeti thotë se derisa të ndriçohen të gjitha rrethanat e vdekjes, rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.

    “Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!