Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmë në banesën e saj në Lipjan, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në raportin 24 orësh, Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, teksa kanë nisur hetimet për rastin.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin njësitet përkatëse kanë dalur në vendngjarje dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.