×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq nga Mitrovica: Jam këtu për qëllime humanitare, askush s’do të krijojë tensione

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 14:23

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka marrë pjesë sot në lutjen që është zhvilluar nëpër rrugët e veriut të Mitrovicës për festën e Shën Mitri (Mitrovdan) ndërsa ka përçuar mesazhe paqeje, solidariteti dhe mbështetje vëllazërore për serbët e Kosovës. Ai e ka quajtur qytetin e Mitrovicës si një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb në këto hapësira.


    Sipas tij, Mitrovica për serbët është qytet i fitores, forcës së re dhe rezistencës për ekzistimin e tyre këtu. “Mitrovica është një nga themelet në të cilat fillon jo vetëm populli serb në Kosovë, por fillon mbrojtja e identitetit serb, si dhe mendimi e shpirti i popullit tonë, kudo që jeton. Dëshiroj që këtë festë ta festoni për shumë vite në paqe, në ditë më të lumtura e më të lirshme… Le të jetë Mitrovica jonë për popullin serb qytet i fitores, forcës së re, qëndrueshmërisë dhe mënyrës së pashembullt të shpirtit të rezistencës dhe pathyeshmërisë në qëndrimin e serbëve, ashtu siç ka qenë dekadat e fundit”, ka thënë Gjuriq.

    Ndër të tjera, Gjuriqi ka thënë se kjo vizitë është për çështje humanitare dhe askush nuk do të krijojë tensione. “Kjo nuk do të duhej të ishte temë as çështje politike kur dikush nga Serbia vjen këtu. Askush nga ne nuk do tensione e as nuk do të krijojë tensione andaj tema e lëvizjes së lirë nuk do të duhej të ishte temë”, ka thënë Gjuriqi. Për vizitën e tij, Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!