×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriqi paraqitet në OKB me maskë me simbol të Asociacionit të Komunave Serbe

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 17:10

    Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq është duke marr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    Gjuriq në OKB është shfaqur me një maskë e cila ka logon e Asociacionit të Komunave Serbe, transmeton Reporteri.net.

    Kjo logo u shfaq edhe gjatë bllokadës që u bë në Jarinje dhe Bërnjak nga protestuesit serb.

    Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është duke u diskutuar për Kosovën dhe aksionin që u bë në Veriun e Mitrovicës gjatë kësaj jave.

    Kosova është duke u përfaqësuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

    Kurse, Serbia po përfaqësohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Selakoviq./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!