×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Supreme refuzon ankesat e VV, LDK e KDTP kundër PZAP-it

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 12:17

    Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara ankesat në PZAP të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP).


    Në aktgjykim, Supremja thotë se ankesa e kandidatit për deputet të VV Gani Krasniqit, është refuzuar si e pabazuar, e paraqitur kundër vendimit të PZAP.

    Ankesa e Faton Bislimit kandidatit për deputet nga LDK, është refuzuar si e pabazuar. Ankesa tij kundër vendimit të KQZ, ku kërkoi rinumërim të votave me kusht dhe me postë, Supremja me vendim të PZAP e ka shpallur të pabazuar, raporton Koha.net.

    Me vendim të PZAP, është hedhur si e paasfatshme edhe ankesa e Muferra Srbica Sunik, kandidate për deputete nga KDTP.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!