×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata vendos për serbin që u arrestua në Kosovë, ishte në kërkim ndërkombëtar

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 17:02

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar 40 ditë paraburgim kundër të pandehurit A.R., bazuar edhe në fletë arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga shteti i Zvicrës dhe kërkesës për arrestimin dhe ekstradimin e të njëjtit, për shkak të veprës penale Grabitje e armatosur të një banke nga neni 140 te Kodit Penal te Zvicrës.


    “Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.R.. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 (katër dhjetë ditëve) , në bazë të nenit 187 par 1 nen par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 të KPPK-së.

    Policia e Kosovës arreston serbin që ishte në kërkim ndërkombëtar

    Gjykata ka konstatuar se masat tjera janë të pa mjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, ngase në bazë të të gjitha rrethanave prezente ekziston rreziku i ikjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe për ketë Shteti Zviceran përmes INTERPOLIT ka parashtruar Flet arrest ndërkombëtar për arrestimin e A.R., kështu që nëse i njëjti do të gjendet në liri do të arratiset dhe në këtë mënyrë do të pamundësonte procedurën e ekstradimin nga shteti kërkues”, thuhet në njoftimin dërguar mediave,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!