×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajni vodhi 170 euro në xhaminë e Gjakovës

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 12:54

    Është thyer nga hajnat xhamia me dy minare e njohur si “Xhamia e Qylit” në Gjakovë.


    Rastin e ka konfirmuar imami i xhamisë Abdurrahman Bejtullahu.

    Policia e Rajonale e Gjakovës ka bërë të ditur për Reporteri.net se hajni në xhami i ka vjedhur 170 euro.

    “Sot me datë 23.02.2021, ankuesi ka raportuar se përmes dritares se pasme te Xhamis se Qylit, N/N persona kane thyer xhamin dhe përmes dritares kane depërtuar brenda ku pastaj kane thyer edhe kacen e Sadakas (ku mblidhen te holla) dhe kane vjedhur 170 Euro, po ashtu kane dëmtuar edhe dy dollapa dhe një kamere te sigurisë”, thotë Nysret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

    Ai thotë se në vend të ngjarjes kanë dal njësite relevante policore dhe është njoftuar prokurori kujdestar.

    Rasti është nën hetime. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!