×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti thotë se Komision për SHIK-un mund të krijohet por të dhëna s’mund të merren

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 22:28

    Ditëve të fundit po zhvillohet një debat i ashpër mes ish-shokëve të idealit, konkretisht mes kreut të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Galuk Konjufca dhe deputetëve të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe Aida Dërguti se kush prej tyre ka qenë pjesë e SHIK-ut e kush jo.


    E gjitha ka nisur pasi Molliqaj ka deklaruar se Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut çka vazhdon ta mohojë kategrikisht ky i fundit. Se nuk ka qenë pjesë e SHIK-ut po e thotë edhe Aida Dërguti, pasi Konjufca tha se ajo ka qenë.

    E vërteta rreth asaj se cili prej tyre ka qenë pjesë e SHIK-ut me gjasë nuk do zbardhet derisa të vendos të fket ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli. Nëse ky i fundit refuzon të flas, akuzat mes ish-shokëve të ideali mund të mos ndalen kurrë.

    Për këtë çështje të mërkurën mbrëma foli një ndër njerëzit më me ndikim në PDK. Fjala është për Xhavit Halitin, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se nuk e di nëse Konjufca apo Dërguti kanë qenë pjesë e SHIK-ut, pasi krejt çfarë di për përbërjen e këtij shërbimi është për shefin dhe dy apo tre drejtorë tjerë, por jo për njerëzit që kanë punuar aty.

    “Unë e di qysh funksionon shërbimi. Por, nuk e di nëse ata kanë qenë pjesë e SHIK’ut. Këtë nuk e di. Komision mund të ndërtohet por të dhëna nuk mund te merren. Informatorët e SHIK-ut nuk do të zbulohen, është rregull e shërbimeve sekrete”, tha Haliti.

    Edhe vet ish-vetëvendosësi Molliqaj që po akuzon parreshtur Konjufcën se ka qenë pjesë e SHIK-ut ka thënë “vetëm Kadri Veseli mund të japë të dhëna”, kur është pyetur pse nuk po prezanton fakte për akuzat që po bën ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!