×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza viziton ish-krerët e UÇK-së: U çmallëm për pak orë, institucionet duhet të bjnë më shumë për mbrojtjen e tyre

    Reporteri
    23 Korrik 2024 | 17:52

    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka qenë për vizitë në Hagë dhe është takuar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

    Në rrjetin social Facebook, ai ka deklaruar se ndjehet i lumtur dhe krenar kur i sheh ata të fortë e të pathyeshëm, por është shprehur se është thellësisht i prekur kur vjen koha të ndahet prej tyre.

    Postimi i plotë:

    Sa herë që jam në Hagë për t’i takuar presidentin Thaçi, kryetarin Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre, ndjehem krenar kur i shoh të fortë e të pathyeshëm, por thellësisht i prekur kur vjen koha të ndahem prej tyre.

    Ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe të shtetit po paguajnë çmim të lartë dhe shumë të padrejtë, që luftës për liri, pavarësisë dhe Kosovës t’ia heqin njollat që padrejtësisht na u vunë.

    U çmallëm për pak orë dhe u gëzova shumë kur i pashë plot shpresë që e vërteta e luftës së UÇK-së, ajo që të gjithë ne e njohim, presin të konfirmohet në fund të këtij procesi të stërzgjatur gjyqësor. Njëkohësisht, Kosova dhe institucionet e saj duhet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e tyre dhe të vërtetën e luftës së popullit tonë.

    Rikthimi i tyre në Kosovë, pranë familjeve dhe popullit të tyre, është akti më i drejtë juridik, politik e moral, i cili padrejtësisht po zvarritet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!