×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj bujqve para Qeverisë: S’ka para…

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 11:18

    Disa bujq që po protestojnë para objektit të Qeverisë në shenjë pakënaqësie për moskompensimin e dëmeve nga vërshimet, morën menjëherë përgjigje nga kryeministri Haradinaj.


    Haradinaj që doli për tu takuar me protestuesit, u tha që do të bëjë çmos që të mos anashkalohet kjo komunë dhe se do të kompensohen, mirëpo pa ndonjë afat se kur.

    “Ne kemi me shqyrtua këtë çështje por njëherë i kemi disa pika tjera që duhet me u ndërmarrë”, ka thënë Haradinaj.

    E arsye për moskompensim të tanishëm, Haradinaj e ka përmendur mungesën e parave.

    “Edhe komunat tjera si ajo e Rahovecit dhe e Suharekës që janë kompensuar për dëmet e vitit të kaluar nuk janë kompensuar plotësisht, Qeveria nuk ka mjete që tash për tash t’i kompensoj edhe fermerët e Ferizajt”, deklaroi Haradinaj.

    Ndryshe, disa komuna të Kosovës pësuan nga reshjet e kohëve të fundit, duke u dëmtuar kulturat bujqësore, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!