Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është i bindur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të përfundojë në burg për korrupsion.
Këtë deklaratë Haradinaj e ka lidhur me tenderët njëburimorë gjatë kësaj qeverie, e që thotë se janë me qindra.
Sipas tij, Kurti po i mbron të korruptuarit.
“Po ky ka me përfundu në burg për korrupsion. Jam i bindur që Albin Kurti ka me përfundu në burg për korrupsion sepse në vazhdimësi, s’është vetëm një tender një burimor, por janë qindra tender burimor. Albini po i mbron edhe të korruptuarit. Ka me përfundu në burg për korrupsion”, ka thënë Haradinaj në Frontal të T7.
Ai ka folur edhe për planin e Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e veturave. Haradinaj thotë se Kurti s’ka për qëllim që ta hapë të njëjtën, por vetëm për të nxitur përçarje mes Kosovës dhe aleatëve dhe “për t’u arsyetuar tek punëdhënësit në Beograd e Moskë”.