×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj prezanton tre skenarë që mund të ndihmojnë arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

    Reporteri
    10 Gusht 2022 | 17:12
    Kreu i AAK'së, Ramush Haradinaj

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpalosur tre skenarë që sipas tij mund të jenë kyç për një arritje të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

    Haradinaj ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të komunikojnë intenzivisht me QUINT-in dhe serbët e veriut deri 1 shtator.

    “Të dashur qytetarë, tri zhvillime mund ta ndihmojnë rajonin tonë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator”, ka thënë ai.
    Tutje, Haradinaj ka thënë se BE-ja duhet t’ia dorëzojë agjendën e dialogut presidentit Biden dhe t’i ftojë liderët për një marrëveshje finale.

    “Angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse. Udhëheqësit e BE-së, të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë. Kuptohet, Kosova duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për policinë e Kosovës”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!