×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Haradinaj takohet me Rohden, diskutojnë për zgjidhjen e bllokadës institucionale

    Reporteri
    10 Korrik 2025 | 15:39

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

    Përmes një postimi të kreut të AAK-së në Facebook, bëhet e ditur se takimi u fokusua në zhvillimet aktuale politike në vend, veçanërisht në situatën pas zgjedhjeve parlamentare dhe bllokadën disa mujore për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

    Haradinaj siç shkruhej, ka rikonfirmuar ambasadorit përkushtimin e tij dhe të Aleancës për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj situate.

    “I jam mirënjohës ambasadorit Rohde për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe për përkushtimin e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe rrugëtimit të saj euroatlantik’, shkroi tutje Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!