×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinajt: Në ditën e varrimit të Enverit i kemi falë vrasësit, sepse nuk deshëm vëllavrasje

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 16:55

    Sot në Gllogjan janë përkujtuar dëshmorët e Kombit në 22 vjetorin e rënies Fatmir e Luan Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Shkëlzen Haradinaj.


    Në fjalimin e tij para të pranishmeve, ish komandanti i UÇK-së dhe ish kryeministri, Ramush Haradinaj ka folur për rënien e këtyre katër heronjve, duke mbrojtur popullësinë shqiptare të shpërngulur në atë zonë.

    Përveç kësaj, Haradinaj ka folur edhe për vrasjen e vëllait tjetër, Enverit, në vitin 2005 në një pritë në rrugën Pejë-Deçan.

    “Në ditën e varrimit të Enverit, ne iu kemi dhënë goditjen më të madhe atyre që kanë pasur dëshirë t’i shohin shqiptarët duke u vrarë ndërmjet vete. Atë ditë iu kemi thënë se ky do të jetë i fundit, s’do të ketë më shqiptarë që vriten nga shqiptarët. Iu kemi thënë se i falim të gjithë dhe njëkohësisht i duam të gjithë”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!