Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas një njoftimi zyrtar nga komuna, thuhet se Ahmeti dhe ambasadori britanik kanë diskutuar për çështje të ndryshme, teksa i kanë vënë theks të veçantë zhvillimit ekonomik në Komunën e Lipjanit, pozitës së gruas në shoqëri dhe pushtetin lokal në Kosovë.
Po ashtu, thuhet se Ahmeti e ka informuar ambasadorin për karakteristikat e kësaj komune si dhe çështjet aktuale rreth realizimit të projekteve.
“Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë z. Jonathan Hargreaves. Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Hargreaves kanë diskutuar çështje të ndryshme por theks më të veçantë i kanë dhënë zhvillimit ekonomik në Komunën e Lipjanit, pozites së gruas në shoqëri dhe pushtetin lokal në Kosovë. Ahmeti po ashtu ka infomuar ambasadorin për karakteristikat e Komunës së Lipjanit dhe çështjet tjera aktuale rreth realizimit të projekteve”, thuhet në njoftimin e plotë të Komunës.
Njëherit, Ahmeti ka falënderuar ambasadorin Hargreaves për vizitën në Lipjan, duke shprehur mirënjohjen e tij për kontributin dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe ndaj Kosovës.
/Reporteri.net/.