×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: E papranueshme deklarata e Dimal Bashës për gjyqtarët dhe prokurorët

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 21:25

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, ku ky i fundit me tone të ashpra kritikoi disa gjyqtarë dhe prokurorë të vendit.

    Deklaratat e bashkëpartiakut, Haxhiu i cilësoi si të pavend dhe të padrejta.

    “Unë kam pasur komunikim edhe me deputetin Basha pas kësaj deklarate, i kam dhënë qëndrimet e mia se përse deklarata të tilla janë të papranueshme, ne mund ta kritikojmë sistemin e drejtësisë për mos veprim, sepse kur individët, qytetarët po dërgojnë lëndë në sistemin e drejtësisë dhe pastaj kur po marrin aktvendime për hedhje të kallëzimeve penale nga prokuroria, policia apo aktgjykime të tjera nga gjykata, mendoj që kjo pastaj po i bën ata që të reagojnë në mënyra të tilla të ndryshme”, tha Haxhiu në Klan Kosova.

    Ministrja e Drejtësisë i ftoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos bëjnë të tilla reagime.

    “Unë mendoj se ka qenë një reagim i momentit i zotit Basha, pa dashur që ta arsyetoj një veprim të tillë, megjithatë unë i kam dhënë qëndrimet e mia që reagimet e tilla nuk janë të duhura dhe i ftoj deputetët e kuvendit që të mos i bëjnë të tillat”, është shprehur Haxhiu.

    Ndryshe, deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, përmes një postimi në Facebook kishte thënë se prokurorët dhe gjykatësit kosovarë që qëllimisht punojnë për interesa të individëve dhe sjellin vendime në dëm të vendit, nuk dallojnë hiç nga ata të Milloshëviqit.

    “Për mu ata prokurorë e gjyqtarë që qëllimisht punojnë për interesa të individëve dhe sjellin vendime në dëm të vendit, ama bash hiç nuk dallojnë prej prokurorëve e gjykatësve të Millosheviqit”.

    Dimal Basha i VV-së: Prokurorët e gjykatësit kosovarë nuk dallojnë me ata të Millosheviqit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!