Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk u takua fare me opozitën para se të fillojë dialogu me palën serbe në Bruksel.
Ish-kryetari i Gjilanit shtoi se kjo u bë për shkak të mungesës së mekanizmit të dialogut politik.
“Dialogu poo vazhdon të jetë i njëjti. Nuk ka dialog politik në Kosovë, nuk ka dialog as me sindikata, social që quhet, dhe nuk ka dialog të brendshëm me komunitete etnike”, tha Haziri për Klan Kosova.
Haziri shpreson se Kurti nuk do të bëhet pishman për këto veprime që i ka bërë para shkuarjes në Bruksel.
“Tani Kurti si kryeministër ka hy në qizme të thella të pushtetarit, nuk mund të del, natyrisht se e ka për obligim, e ka për detyrë të vazhdojë ta përfaqësojë Kosovën mbi parimet që janë vendosë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.