×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri reagon pas rasteve të reja në Gjilan, kërkon shtrëngimin e masave

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 23:04

    Nëntë raste të reja me covid-19 janë shënuar në komunën e Gjilanit.


    Të infektuarit janë familjarë të një punëtoreje shëndetësore të një klinike private në Prishtinë.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka reaguar duke kërkuar shtrëngim të masave.

    Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

    #Dita59. Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam edhe për 9 raste të reja në Gjilan me #Covid19.

    Rastet e reja janë si pasojë e kontakteve familjare të një punëtoreje të Gjilanit, e cila punon në një klinikë private, në Prishtinë.

    Komiteti për menaxhimin e pandemisë dhe emergjencat civile e kanë nën kontoll situaten dhe ju lusim për lojalitet dhe bashkëpunim në mënyrë që ta përballojmë situatën.

    Fatkqeësisht, kësaj here burim i infeksionit është një punëtore e shëndetësisë e jo burim tjetër nga qytetarët.

    Është domosdoshmëri që t’i shtrengojmë masat pas rasteve të fundit. Për këtë, pas pak ju njoftojmë përmes konferencës së jashtëzakonshme!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!