×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Sa më shpejtë që e mbyllim dialogun, aq më shpejtë u rikthehemi problemeve tona

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 22:51

    Njëri nga politikanët më me përvojë në vendin tonë, Lutfi Haziri nuk la pa përmendur edhe faktin se tani në SHBA kemi një president i cili e njeh mjaftë mirë problemin e Kosovës dhe të Ballkanit në përgjithësi.


    Tutje, Haziri shtoi faktin se sa më shpejtë që e mbyllim problemin me Serbinë, aq më shpejtë u rikthehemi problemeve tona.

    “Prioritet është në Bruksel dhe Uashington. Tani duhet me gjetë një harmonizim.

    Mirë është që nuk ka dallim në Kosovë për këtë çështje. Për dialog janë të gjitha partitë politike. Natyrisht që dallojmë në metodë dhe formë. Unë nuk jam për një dialog i cili nuk ka format.

    Ndërkombëtarët presin dhe tashmë kanë formu opsione se si dhe çka do të ndodhë me dialogun për normalizim, në kuadër të proceseve të integrimeve. Ne e kemi tani një president të SHBA-së, që 30 vjet është marrë me Kosovën dhe Ballkanin. E njeh në detaje problemin., shtoi tutje Haziri në Expose.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!