×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Nuk mund të vuajnë institucionet prej frikës së Kurtit nga Thaçi

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 21:26

    Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se një prej problemeve tjera në këtë qeveri që tashmë u rrezua, ishte edhe raporti që kishte Albin Kurti me Hashim Thaçin.


    Teksa ka thënë se në Qeveri është përpjekur që të ruaj respektimin e marrëveshjes se koalicionit, të jetë garant i zbatimit të saj, Hoti tha se ka pasur tendenca që të ketë vendimmarrje edhe pa LDK-në.

    Por, Hoti theksoi se përveç tjerash, një prej problemeve kryesore ishte frika e Kurtit rreth Thaçit.

    “Nuk mund institucionet dhe ky koalicion me vujtë nga frika ose problemet që Kurti ka me Thaçin”, ka thënë ai për emisionin Pressing në T7.

    Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë në T7 se militantët e VV’së po vazhdojnë fushatën e tyre nëpër rrjete sociale kundër subjektit të cilit ai i takon.

    “Deri dje ishim të mirë për ta, ishim shpresa, ndërsa sot duket se u bëmë të këqij’’, thotë ai.

    “Ka filluar një fushatë e linçimit e fyerjeve që nuk është e shëndetshme. Duhet që kjo shoqëri të organizohet dhe të largojë këto fushata të një lëvizje e cila nuk është e shëndoshë. Nuk jemi të kërcënuar, por të intimiduar po. Dihet qartë se të kujt janë militantët. Mocioni nuk ka kaluar vetëm me votat e LDK’së. Ishin 82 vota. E kemi parë qasjen e kryeministrit dhe aty morëm vendim që të bjerë qeveria’’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!