×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj kritikon Kurtin për tubimin në Podujevë: Nuk do të duhej të mblidhte qytetarët

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 20:31

    Një javë më parë, pasi Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet në komunën e Podujevës, pavarësisht se gjendemi në pandemi, kreu i VV-së, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e ri të Podujevë, Shpejtim Bulliqi, festuan në shesh me qytetarët e mbledhur.


    Por festimin e Kurtit me simpatizantët e tij po e quant ë gabuar, kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj, duke thënë se nuk duhet të vepronte në atë mënyrë.

    “Kurti e ka mbyllur Kosovën me dy rastet, e para në Klinë dhe Viti, ndërsa ju e keni parë pas zgjedhjeve në Podujevë një tubim marramendës i qytetarëve me ish-kryeministrin, i cili nuk do të duhej të bënte një gjë të tillë”, ka thënë Hoxhaj në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ndërsa Hoxhaj ka pasur kritika edhe për Qevernë Hoti, për menaxhimin e pandemisë, konkretisht për mënyrën se si janë informuar qytetarët për masat e ndërmarra.

    “Kemi problemin me mënyrën e vendimmarrjes dhe mënyrën e informimit të qytetarëve, dhe reagimit në situata të tilla”,ka deklaruar Hoxhaj.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!