×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj pas konstituimit të Kuvendit: PDK nuk i nënshtrohet askujt, nuk do të lejojmë të na e shesin sapunin për djathë

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 12:33

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur para mediave pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.


    Hoxhaj ka përsëritur se PDK nuk do ta votojë, Vjosa Osmanin presidente.

    Ai i bëri thirrje Kurtit që sa më shpejt të zgjedhin qeverinë dhe presidentin. Ai tha se Osmani është faktor përçarës dhe nuk është faktor I pajtimit por i agresivitetit, shkruan Reporteri.net.

    “Ne nuk pranojmë që dikush interesat e tij apo të saj të na Ii shes si interesa nacionale. Ne nuk pranojmë që dëshirën për të qenë në karrige të na e shes si ide për shërbimin e vendit. E vetja karrige që synon PDK është karrigia në OKB. Ne nuk jemi departament i resurseve humane. Do të bashkëpunojmë me qeverinë sa herë që janë në pyetje interesat e qytetarëve të Kosovës, por nuk do të jemi bashkëpunues për ambicie personale. Koalicionin e ardhshëm që të mos bëjë obstruksione por të formojë sa më shpejt qeverinë, të zgjedhet presidenti. Këtu askush nuk duhet të llogaritë në votën e PDK për ta zgjedhur qeverinë e ardhshme”, tha ai.

    Hoxhaj tha se idokush duhet ta kuptojë që PDK nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt

    “Sot kishim një senacë konstituive të Kuvendit të ri opas zgjedhjeve të 14 shkurtit, më lejoni të ju them se PDK është parti që refklekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhje dhe i respekton qytetarët e Kosovës dhe pas zgjedhjeve, Sic po e shihni nuk ka as gas, as dhunë. Ne I respektojmë qytetarët dhe shtetin. Ne kemi qenë gjatë një parti fituese qeverisës, e kemi respektuar opozitën sikurse do të jemi parti që do ta respektojmë qeverinë. Çdokush duhet ta kuptojë që PDK nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt kur është fjala për krijimin e institucioneve të reja dhe nuk e lejojmë askënd që të na e shes sapunin për djathë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!