Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së Kadri Veseli.
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ish-presidenti Thaçi dhe kryetari Veseli, janë të fortë dhe me shëndet të mirë.
“Sot, në Hagë vizitova Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli. Ishin moralisht të fortë dhe me shëndet të mirë. Si çdoherë, me përkushtimin e tyre për liri, paqe e drejtësi, edhe sot fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës!”, ka thënë Hoxhaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.