×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati në Karaçevë ndërpren punimet e rindërtimeve të kazinove

    Reporteri
    07 Mars 2021 | 8:00

    Në Karaçevë, në vendin ku kohë më parë u rrënuan kazinotë ilegale, filluan sërish ndërtimet, ndërtime këto të cilat nuk kishin leje nga autoritetet lokale.


    Pikërisht për këtë arsye, të mungesës së lejes së ndërtimit, të shtunën Inspekotrati i Komunës së Kamenicës, bashkë me Policinë e Kosovës ka ndërprerë punimet.

    Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtor i Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit të Komunës së Kamenicës, Zotrim Kastrati.

    “Janë ndërprerë punimet të ndërtimeve në Karaçevë, kjo për shkak se nuk kanë leje ndërtimi”, tha Kastrati për KosovaPress.

    Kujtojmë që kazinotë ilegale u rrënuan më 19 shtator të vitit të 2020, në një aksion të gjerë të Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!