×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    IPK-ja rekomandon suspendimin e Drejtorit në Policinë e Kosovës të dyshuar për dhunë ndaj gruas së tij

    Reporteri
    19 Prill 2024 | 17:15

    Policia e Kosovës është rekomanduar nga Inspektorati Policor që ta suspendojë drejtorin kundër Trafikimit me Njerëz në Policinë e Kosovës, Riza Murati.

    Murati është denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje.

    “Hetuesit e IPK-së janë në komunikim të vazhdueshëm lidhur me këtë rast me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me veprimet hetimore. IPK në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe Mbrojtësin e Viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për Urdhër Mbrojtës në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.

    “Duke marrë për bazë dyshimin për veprën penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, është rekomanduar suspendimi i kapitenit policor. Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”, ka njoftuar të premten IPK-ja.

    Ndryshe, dje, F. Murati, guraja e kapitenit policor, në një rrëfim për gazetën Nacionale, gjatë së enjtes ka treguar se si ajo ishte subjekt i dhunës sistematike nga burri i saj, Riza Murati, i cili mban pozitën e drejtorit të drejtorisë kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës.

    Ajo ka treguar se është rrahur edhe para fëmijëve.

    Vrasja e dy grave brenda pak ditëve në Kosovë, të dyja viktima të burrave të tyre ka thënë ta ketë shtyrë F.Muratin që rastin e saj ta rrëfej para mediave, duke shtuar se ka qenë e frikësuar se fati i Eronës e Xhulietës mund t’a priste edhe atë. Ka thënë se autoriteti dhe pushteti i burrit të saj, si drejtor policie ka qenë pengesë e vazhdueshme që ky rast të marr epilog.

    Veprimet tjera hetimore, sipas njoftimit, do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!