×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK rekomandon suspendimin e zyrtarëve policorë që e rrahën të lidhur personin i cili provoi të arratiset në Prishtinë

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 10:35

    Inspektorati Policor i Kosovës, përkatësisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së, kanë rekomanduar suspendimin e zyrtarëve policorë të përfshirë në arrestimin e një personi të mërkurën në qendër të Prishtinës.


    Përmes një komunikate për medie, IPK njofton se dy policët janë duke u hetuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’, shkruan Reporteri.net.

    “Lidhur me këtë rast IPK ka rekomanduar suspendimin për dy zyrtarë policorë dhe të njëjtit janë duke u hetuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, deri tek arrestimi i personit dje, erdhi pasi që i njëjti kishte sulmuar një zyrtar policor.

    Sipas pamjeve të publikuara në Gazetën Online ‘Reporteri.net’, shihet se Policia u detyrua ta arrestojë këtë qytetar nën drejtimin e armës, pasi që i njëjti refuzoi të dorëzohej.

     

    Ndaj Policisë pati akuza për përdorim të dhunë, pasi që në disa pamje të tjera, policët shihen teksa godasin qytetarin me grushte në kokë, pasi atij i ishin vënë prangat në duar.

     

    Njoftimi i plotë i IPK-së:

    IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Prishtinë dhe Prizren

    Prishtinë/Hajvali, 10 qershor 2021,

    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë lidhur me dy raste të ndryshme.

    Rasti i parë i referohet pamjeve të publikuara dje në medie të arrestimit të një të dyshuari për një rast të dhunës në familje i cili ishte dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe në rrethana akoma të pasqaruara kishte ikur nga aty.

    Lidhur me këtë rast IPK ka rekomanduar suspendimin për dy zyrtarë policorë dhe të njëjtit janë duke u hetuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

    Rasti i dytë i referohet një reagimi policor në Prizren dhe pamjeve të publikuara në media gjatë inspektimit për zbatimin e masave anti-COVID në një lokal në Prizren në rrugën “Tranziti i ri” në mbrëmjen e datës 06.06.2021.

    IPK në këtë rast ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor dhe është duke hetuar të njëjtin me dyshimin se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

    Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa për të dyja rastet hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit drejt sqarimit të rrethanave dhe pretendimeve për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga policia.

    Me respekt;

    Divizioni për bashkëpunim dhe informim

    Inspektorati Policor i Kosovës /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!