×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Isa Mustafa kokë më kokë me Ramush Haradinajn, takimi final për koalicionin

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 11:50

    Sot është paralajmëruar se do të hidhen firmat në një marrëveshje koalicioni në mes të partive që po synojnë krijimin e Qeverisë së re.


    Për këtë, në ambientet e Kuvendit të Kosovës është duke u zhvilluar takim kokë më kokë në mes të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

    Takimi ka për qëllim diskutimet finale para publikimit të marrëveshjes, e cila është afër sipas zyrtarëve të të dyja partive.

    Ndërkohë, AAK-ja e Haradinajt ka paralajmëruar një mbledhje gjatë mesditës, ku do të konfirmohet përfundimisht qëndrimi i AAK-së për detajet e koalicionit.

    LDK, në anën tjetër, pret që ta mbledh kryesinë për të votuar propozimet për ministra.

    Ndryshe, zyrtarë të LDK-së kanë thënë se i kanë numrat për Qeverinë e re, ani pse po insistojnë në kthimin e deputetit Behgjet Pacolli, i cili akoma është në Tiranë dhe s’po lejohet të futet në Kosovë pa e përfunduar fazën e karantinimit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!