×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputetja Valdete Idrizi i reagon Ardian Kastratit: Bullizmi nuk kalon

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 23:14

    Ish-deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi, ka reaguar pas një shkrimi të publikuar në Facebook bashkëpartiaku i saj, deputeti dhe profesori universitar Ardian Kastrati, ku e bullizoi Vjosa Osmanin.


    Idiriz përmes një statusi në Facebook ka shkruar se bullizimi nuk kalon.

    “Bullizmi nuk kalon. Pikë!”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Por Kastrati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk ka dashur ta ofendojë as presidenten e sapozgjedhur Vjosa Osmanin, e as deputeten që kaloi nga PDK’ja në VV, Adelian Graincën.

    Ndryshe, disa aktivistë nesër do të protestojnë kundër gjuhës seksiste të Kastratit, që përdori një fragment të Faik Konicës për të satirizuar me Vjosa Osmanin pas zgjedhjes së saj presidente. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!