Ish-kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli ka thënë se vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për shfuqizimin e vendimit për largimin e tij nga puna, është i drejtë dhe i peshuar.
“Personalisht e kam pritur që do të vjen një vendim i tillë duke u bazuar në përvojën time, në përkushtimin tim për punë, por kjo ka qenë një satisfaksion moral që edhe qytetarët e Republikës së Kosovës të kuptojnë që megjithatë unë nuk jam person që shkel ligje”, ka thënë Topalli RTV Dukagjini, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Nuk jam person që manipuloj ashtu siç jam akuzuar me raportin e Komisionit të Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë tutje Topalli.
Sot, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës ka kthyer në punë tre zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë të cilët u shkarkuan për implikime në rastin Astrit Dehari.
Ish-kryeinspektori Topalli ishte përjashtuar nga puna për “shkelje të rënda procedurale në rastin e ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”./Reporteri.net./
Rasti Dehari, kthehen në punë tre zyrtarët e shkarkuar në Ministri të Drejtësisë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.