×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish anëtari i VV-së: Zemaj duhet të largohet

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 18:59

    Ish-zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit profesori universitar, Flamur Maloku, ka hedhur akuza në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.


    Maloku përmes një postimi në Facebook shkruan se Zemaj nuk është personi i duhur për të qenë në krye të MSH-së dhe duhet të largohet, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Armend Zemaj tash edhe ti po e sheh që nuk je për këtë punë.

    12 vdekje për një vikend. A ka përgjegjësi nga ti? Dyshoj se, një jurist, që në kohë pandemie, merr drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë ka vetëbesim irracional, që nënkupton ka veprim joprofesional.

    Ky joprofesionalizëm po hetohet çdo ditë. S’ka menaxhim të pandemisë, sepse s’ka dije për këtë.

    Nuk ka! Lëre këtë punë, se mjaft e fundose këtë shoqëri, e të mos fundoset edhe më.

    https://www.facebook.com/flamur.maloku.33/posts/10221034916478083

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!