×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishin duke vjedhur pyllin, arrestohet një person dhe arratiset vëllai i tij

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 10:07

    Është arrestuar një person, i cili së bashku me vëllaun e tij është hasur nga policia duke prerë drunj në pyll.


    Rasti ka ndodhur në fshatin Nerodime e epërme në Ferizaj, ku dy të dyshuarit kishin qenë duke prerë drunj, por në momentin që ishin vërejtur kanë ikur nga vendi ngjarjes, duke mos iu ndalur as njësitit patrollues.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku më vëllaun e tij të dyshuarin mashkull kosovar kishin prerë dry në pyll por pasi ishin vërejtur kanë ikur dhe gjatë rrugës nuk iu kanë ndal njësitit patrullues të cilët edhe i kishin rrezikuar. Vetura për shkak se kishte hyrë në një rrugë të keqe nuk kishte pas mundësit të lëvizte, ngasësi i saj i dyshuari kishte ikur por është hasë vetëm vëllai i tij i cili është arrestuar dhe kishte pësuar disa lëndime nga drutë që i kishte pas të ngarkuara në veturë sasia e të cilave nuk dihet ku edha ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje të cilit iu ka konfiskuar vetura dhe dy motor sharra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!