×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    “Jemi në terr informativ”, edhe AAK kërkon që Kurti të raportojë për procesin e dialogut

    Reporteri
    02 Mars 2023 | 11:15

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se sa i përket procesit të dialogut, Kuvendi i Kosovës është në terr informativ, për shkak të mostransparancës së Qeverisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai tha se AAK- e mbështet kërkesën e LDK-së lidhur me raportimin e Kryeministrit Kurti në Kuvend për propozimin e BE-së.

    ”Jemi në terr informativ për dialog. Nuk është luftë partiake. Ne jemi ata që përfaqësojmë popullin. Kjo qasje tregon shumë për këtë kuvend. E mbështes kërkesën e Abdixhikut. E di që shumë prej jush që nuk pajtohemi edhe me qëndrimin tonë që e kemi pasë. Por është koha që të marrim një vendim e mos të humbim si vend”.

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku propozoj mocion procedural që si pikë e rendit të ditës të jetë raportimi i Kryeministrit në Kuvend.

    “Propozoj mocion procedural që si pikë e parë e rendit në seancën e sotme të kuvendit, të ndodhë raportimi i kryeministrit të Kosovës pas procesit dialogues konform rezolutave dhe konform kohës”, tha Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!