×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jezusi nuk i do serbët”, Petkoviq: Për mesazhet e paqes, përgjigja është mbishkrime të urrejtjes

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 9:58

    Në derën e kishës së kontestuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës, është bërë një grafit me mbishkrim në gjuhën angleze ku thuhet se “Jezusi urren serbët”.


    Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas këtij grafiti të vendosur në derën e kishës ortodokse.

    Ai ka shpërndarë fotografinë në rrjetin social “Twitter”, dhe ka shkruar se për mesazhet e paqes, përgjigja është mbishkrime të urrejtjes dhe ka pyetur se a ekziston pajtimi dhe e ardhmja e vërtetë me veprime të tilla anti-civilizuese nga Prishtina.

    Postimi i plotë:

    “Për mesazhet e paqes, përgjigjja është mbishkrime të urrejtjes. Pengesat dhe ndalimet janë përgjigja për ndërtimin e bashkëjetesës. Policia, protestat dhe kërcënimet e rrënimit janë përgjigjja e kremtimit dhe lutjes.

    A ekziston pajtimi dhe e ardhmja e vërtetë me veprime të tilla anti civilizuese nga Prishtina?!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!