Sot Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të qëndroj në sallë ditën kur do të votohet për president të Kosovës e që pritet që Vjosa Osmani të jetë kandidate për këtë post të rëndësishëm.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes me deputetët e tij, ka thënë se kanë vendos që të respektojnë nevojën e qytetarëve për stabilitet politik.
“Jemi për të dhënë zgjidhje edhe kur ato duken të paarritshme. Me forcën politike që kemi kam pasur dy mundësi. Të zgjedh obstruksionin dhe të pengojmë shumicën të marrë vendim ose të jemi pjesë e zhvillimeve duke respektuar nevojën e qytetarëve për stabilitet politik. Kemi zgjedhur të dytën”, deklaroi Abdixhiku pas takimit, shkruan Reporteri.net.
Por, televizioni Kanal10 ka thënë se burimet e saja tregojnë që katër deputetë të LDK-së mund të mos qëndrojnë në sallë gjatë seancës për president.
Sipas televizionit përkundër vendimit të Kryesisë për t’ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit për Presidente, deri në 4 deputetë të LDK-së mund të mos qëndrojnë në sallë duke rrezikuar zgjedhjen e saj në këtë post.
Sipas burimeve tw Kanal 10, Agim Veliu ia ka bërë të qartë Abdixhikut se ai nuk merr pjesë në seancën për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.