×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër vëllezërit Demaj të dënuar në rastin “Drenica 2” i kërkojnë Speciales të merret me rastin e tyre

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 11:30

    Katër vëllezërit Demaj të cilat janë të dënuar në rastin “Drenica 2” me tri vjet burgim kanë bërë thirrje që me rastin e tyre të merret Gjykata Speciale.


    Kërkesën ata e bënë përmes një letre, e cila është përcjellë nga familjarët.

    Në letër theksojnë se po mbahen padrejtësisht në burg dhe se rasti i tyre është një fabrikim “për t’i eliminuar si familje”.

    “Tash e sa vite po mbahemi padrejtësisht në burg ne 4 djemtë e Familjes Demaj, që lirinë për të cilën luftuam deri në ditën e fundit me qëllimin e vullnetin më të madh për çlirimin e vendit tonë, sot nuk po mundemi ta gëzojmë për shkak të fabrikimeve që po na bëhen në emër të drejtësisë, duke na bërë padrejtësi”, thuhet në letër.

    “Ne vëllezërit Demaj, të njohur si rasti “Drenica 2”, kërkojmë që gjykimin e rastit tonë ta marrë Gjykata Speciale që ndodhet në Hagë për ta dëshmuar njëherë e mirë pafajësinë tonë dhe krimin që kanë bërë tërë këto vite mbi neve duke na mbajtur padrejtësisht në burg”.

    Gjykata Supreme e Kosovës në vitin 2017 pati refuzuar të gjitha kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur në rastin “Drenica2”./kk/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!